Top Worldwide News ..Join us on Facebook: https://www.facebook.com/hihihihihihihihihihihii?fref=ts
JA pse feston Bayern..!!
- La Liga
- 1. Barcelona pts 85
- 2. Real Madrid pts 74
- Bundesliga
- 1 . Bayern Munich pts 84 (Champions)
- 2. Borussia Dortmund pts 64
Real Madrid & Barcelona shpresojne REPLIKE..?
Pas pësimit të një humbje poshtëruese 4-1 kundër Borussia Dortmund kaluar natën e mërkurë, ju mund të josheni të mendoni se Real Madrid kishte dhënë dorëheqjen veten në një dalje e tretë ne Champions League gjysmë-finale.
Bundesliga "APO" La Liga: (EXPERTET)
Me Bayern Munich dhe Borussia Dortmund në majë të një finale te gjitha kohrave te Ligës së Kampionëve, ne mund të konkludojmë se Bundesliga është më e mira?
Tifozët e Realit e zgjedhin formacionin për sot..!
Tifozët e Real Madridit me votat e tyre kanë zgjedhur formacionin e sotëm për ndeshjen ndaj Borusia Dortmund.
Tifozët madrilen janë kundër startimit të Pepes në këtë ndeshje ndërsa preferojnë në qendër të mbrojtjes dyshen Varane-Ramos.
Në krah preferohen Essien dhe Coentrao. Alonso, Khedira dhe Di Maria janë të pëlqyer në mesfushë ndërsa në sulm Ozil, Ronaldo dhe Benzema./
Berisha ia kalon Erdoganit me truproja! (FOTO)
Të paktën 34 roje personale shoqëruan kryeministrin Berisha në takimin e pak ditëve më parë me banorët e një zone në Ti-ranë, gjatë tureve të tij elektorale. Fotoja e realizuar nga lart prej lexuesi që e shpërndau foton për mediat tregon kryeministrin, pas mbarimit të takimit elektoral, me të rinjtë dhe banorët, ndërsa përurohej kompleksi i rehabilituar i një-sisë bashkiake nr.4, në Tiranë, datë 22 prill 2013. Për ta bërë më të qartë sigurinë përtej imagjinatës për kryeministrin e vendit më të varfër të Europës, çdo truproje është shënuar me nga një numër, i cili përfundon me shifrën 34, por që nuk do të thotë se janë kaq, sepse përveç këtyre janë edhe persona të tjerë të pashënuar, që mbështesin sigurinë e ekzagjeruar për shefin e qeverisë shqiptare. Për tu sqaruar është se këta janë vetëm truprojet që e shoqërojnë përgjatë aktiviteteve elektorale, ndërsa me dhjetra të tjerë janë angazhuar në ruajtjen e banesës së tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, e gjitha me postobllok prej tetë vitesh, shoqërimin dhe ruajtjen e familjarëve. Ligji për mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe që zbatohet nga Garda e Republikës, parashikon se kreut të qeverisë duhet t’i lihen 24 shoqërues, po aq sa presidenti apo 10 më shumë se numri 2 i piramidës shtetërore, që është kreu i Kuvendit. Siguria për ta, familjarët dhe banesat e tyre i kushton buxhetit të vendit çdo vit rreth 14 milionë dollarë dhe shumica e trupës prej 100 punonjësish është vënë në dispozicion të ruajtjes së kryeministrit. Blindimi i kryeministrit, bie ndesh me deklarata e tij, se Shqipëria është vend i sigurtë, me rend dhe siguri të garantuar dhe nga ana tjetër është abuzim i pastër me paratë e taksapaguesve, sepse paga mesatare mujore dhe shpenzimet për kryerjen e detyrës së një shoqëruesi llogariten të shkojnë në rreth 1 milion lekë të vjetra në muaj. Megjithatë fotoja që tregon kryeministrin e blinduar në Tiranë është mjerane para pamjes që u demonstrua 15 muaj më parë gjatë vizitës së kryeministrit Berisha në Lezhë. Sipas dokumentit të sigluar nga Garda e Republikës në janar 2012, ishin ngarkuar për të ruajtur kryeministrin në Lezhë 109 gardistë dhe 19 makina të Gardës e shoqëruan atë para, gjatë dhe pas vizitës.
Rritja e sigurisë
Në shtator 2005, Berisha dhe aleatët e tij në qeverisje, shkuan në këmbë drejt selisë së qeverisë për të marrë në dorë qeverisjen. Kjo ishte hera e parë dhe e fundit që Beri-sha doli ashtu. Më pas siguria e tij u rrit gradualisht, për tu shumëfishuar pas 4 vrasje-ve tragjike përpara zyrës së tij në 21 janar 2011 nga Garda e Republikës. Fillimisht u shtua një makinë e eskortës, e pajisur me antenë valëbllokuese të shërbimit celular. Në rrugën “Mustafa Matohiti” ku jeton prej vitit 2005 kryeministri dhe familjarët e tij u shtuan rojet në të dy anët e rrugës së bllokuar për kalimin e makinave. Qeveria bleu me urgjencë një makinë të blinduar tip “Mercedes Benz” me vlerë 700 mijë dollarë për kryeministrin, ndërsa kryeministria u fortifikua. Jashtë sigurisë nuk u lanë edhe studiot televizive, edhe pse ishin pro qeverisë. Njësi speciale antiminë me ekspertë dhe qen, shkonin dhe kontrollonin imtësisht objektin, pa harruar ven-det e punës, koshat e mbeturinave, dhe sendet personale të punonjësve të mediave. Ndër-sa jashtë më dhjetra forca të Gardës së Republikës kontrollon-in pikat kyçe të vendit ku kryeministri bënte intervistën. Më pas në skenë hyri jeleku që Berisha nuk e heq edhe kur temperatura është mbi 38 gradë. Ekspertë të sigurisë kanë spekuluar se poshtë jelekut të zakonshëm që mban një burrë afër të 70-ave, është një jelek antiplumb, që ia veshin për efekte sigurie dhe që krijon shformime në pjesën e për-parme të trupit, që nuk e bën këmisha.
Detaje: Kryeministri turk, vetëm 25 truproje
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, konsiderohet një prej udhëheqësve botërorë me më shumë truproje. Në një foto të botuar në shtypin turk, tregohen 25 truproje sigurojnë nga afër një takim të kryeministrit turk. Thuhet se ai u ka shpëtuar di- sa atentateve të organizuar nga kundërshtarët politikë dhe prej dekadash në vend ka patur dhunë me separatistët e Kurdistanit që kërkojnë ndarjen nga Turqia. Por kryeministri “vëlla” i Berishës do të mërzitej po të merrte vesh se homologu i vendit me 3.2 milionë banorë që pret prej 20 vitesh ndihmën e Turqisë, ka më shumë truproje se ai.
Foto me trupërojat e Berishës:
Mourinho: Nëse se arrijë finalen, do te ik nga Reali..!
Jose Mourinho është shfaqur në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Borusia Dortmundin. Trajneri i Real Madridit deklaroj se nëse Reali nuk shkon në finale, ai është trajner i dështuar.
“Suksesi dhe dështimi i një skuadre vijnë nga puna e trajnerit. Synimi ynë kryesor ka qenë që të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ne kemi pranuar 4 gola me Dortmund nga ndeshja e parë dhe këtë gjë
nuk mund ta kthejmë prapa. Replika është e vështirë por është e mundshme. Nëse unë me Realin nuk arrijë finalen atëherë kam qenë trajner i dështuar te Real Madrid” deklaroj Jose Mourinho.
Lewandowski: Pepe më tha mos shëno gol..!
Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe i tha Roberto Lewandowskit që të mos shënoj gola më pasi arriti ti shënoj 4 gola.”
Gjatë njërit prej kornerëve, Pepe mu afrua dhe më tha: Ke shënuar tashmë katër gola, a nuk mendon se është mjaft” deklaroj Lewandowski.
PEP GUARDIOLLA -Bayern: Ja kush Largohet (komplet lista)
Sipas gazetëz “Bild” vetëm 17 lojtarë bavarezë e kanë të ardhmen të sigurtë me Guardiolën. Ata luajnë 100% sezonin tjetër nën urdhërat e tij.
Kush janë ata?
Neuer, Starke, Alaba, Badstuber, Boateng, Dante, Lahm, Schweinsteiger, Martinez, Gustavo, Can, Ribery, Shaqiri, Müller, Kroos, Mandzukic, Weihrauch.
Rrezikojnë:
Rafinha, Buyten, Contento, Robben, Gomez dhe Pizarro.
Largohet me siguri:
Tymoshchuk.
Në huazim:
Petersen dhe Weiser. (?)
Ai momenti kur Mourinho rren!
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho deklaroi se futbollistët e tij ishin treguar shumë tolerantë ndaj Robert Lewandowskit në ndeshjen e parë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, gjë që kundërshtari nuk e bëri me Cristiano Ronaldon.
Tekniku portugez u shpreh se vetëm në dhjetë minutat e para, ndaj yllit të skuadrës së tij u shkaktuan pesë ndërhyrje të gabuara, ndërsa asnjë për rivalin polak.
Në fakt, ‘Special One’ ka gënjyer, pasi nuk ka ndodhur kështu. Në dhjetë minutat e para Ronaldo nuk ka pësuar asnjë faull, ndërsa sulmuesi i Dortmundit ka pësuar një ndërhyrje të gabuar.
Madje, në dhjetë minutat e para ishin pikërisht madrilenët që shkaktuan më tepër faulle në fushë. /Fish Media/
Balotelli-Realit: Fitoni dhe mund të flini me të dashurën time
Mario Balotelli është aq i sigurtë se Reali i Madridit nuk do të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve sa për këtë ka vënë bast nderin e së dashurës së tij, Fanny Neguesha.
Sulmuesi i Milanit “ka motivuar” lojtarët e Realit teksa i pyetur nga mediat spanjolle ka deklaruar se nëse skuadra merengues do të shkojë në finale duke eliminuar Dortmundin, atëherë Cristiano Ronaldo dhe futbollistët e tjerë të Realit mund të flenë me të dashurën e tij.
Arritja e finales për skuadrën e Mourinho-s është një mision i vështirë, por jo i pamundur…sidomos tani që madrilenët kanë një stimul më shumë…të bëjnë Balotellin që të humbë bastin.
Ndeshja e një jave më parë e luajtur në Gjermani përfundoi 4-1 në favor të Dortmundit dhe madrilenëve u duhet një fitore me 3 ose më shumë gola diferencë që të prekin finalen.
Diqka rreth jetes se Ajnshtajnit :)
Ajnshtajni ngeli në provimin e hyrjes për në kolegj
Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Ajnshtajn aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës tek provimi i hyrjes, por ngeli tek të tjerat. Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia dhe të tjera. Ajnshtajni duhet të regjistrohej në një shkollë tregtare para se ta ribënte provimin dhe më në fund u pranua tek i njëjti universitet një vit më vonë.
Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Ajnshtajn aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës tek provimi i hyrjes, por ngeli tek të tjerat. Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia dhe të tjera. Ajnshtajni duhet të regjistrohej në një shkollë tregtare para se ta ribënte provimin dhe më në fund u pranua tek i njëjti universitet një vit më vonë.
Subscribe to:
Posts (Atom)