Top Worldwide News ..Join us on Facebook: https://www.facebook.com/hihihihihihihihihihihii?fref=ts
Kaliforni, i burgosuri lë 4 gardiane shtatzëna
Katër gardiane në burgun e Marylandit kanë mbetur shtatzëna me një të burgosur, me udhëheqësin e bandës Familja e Gueriljes së Zezë, Tave White. Ai i kishte shfrytëzuar ato për shpëlarje parash, shitje dhe kontrabandë droge. Njëra nga të punësuara ka mbetur dy herë shtatzënë me të, ndërsa dy të tjerat e kanë bërë tatuazh emrin e Tavon –it – njëra në qafë e tjetra në dorë. Një herë, nëra gardian ka bërë roje derisa Tavon ka bërë dashuri me gardianen tjetër.
13 të punësuar, burra e gra, në burgun e Marylandit, janë prej disa muajsh nën hetime për korrupsion dhe përgatitej komploti
Në aktakuzë theksohet se burgun e administrojnë të burgosurit, përfshirë dhe anëtarë e Familjes së Zezë Guerile.
- Ky është burgu im. Unë i tërheq penjtë këtu, lavdërohej Tavon përmes telefonit që është përgjuar.
FBI ka kritikuar drejtorinë e burgut në të cilin të burgosurit kishin përdorur celularë të trafikuar e përmes të cilëve kishin vazhduar udhëheqjen e punës.
Të burgosurit kishin blerë mall të trafikuar dhurata për rojet, përfshirë dhe makina luksoze me anët kartelash.
Familja e Gueriljes së Zezë është themeluar në vitin 1960 në Kalifornia dhe prej atëherë është zgjeruar në gjithë vendin. Anëtarë të kësaj bande për herë të parë u arrestuan në vitin 1990.
Në burgun e Marylandit 60 për qind e të punëtorëve janë femra.
магазин для фотографов
магазин сантехники