5 gjëra që nuk duhet thënë fëmijës tuaj!

Për shkak të pakujdesisë ose frustracionit, të gjithë ne ndonjëherë themi gjëra për të cilat më vonë pendohemi dhe dëshirojmë që asnjëherë të mos ken dalë nga goja jonë. Fjalët janë sikur gurët. Nëse një herë i gjuai, nuk mund ti ktheni prapa, kurse ato mund të lëndojnë dikë.


Punët që ia tregoni fëmiut tuaj kanë ndikim të madh mbi formimin e tij/saj si personalitet.
Punët që ia tregoni fëmijës tuaj kanë ndikim të madh mbi formimin e tij/saj si personalitet.
Pothuajse çdo prind ka përjetuar një moment të tillë – të thotë diçka për të cilën më vonë do të pendohet duke e ditur se ajo gjë e ka lënduar, zemëruar ose hutuar fëmijën e tij. Edukata nuk duhet të përfshijë fjalë që mund të sjellin dhimbje. Ja disa punë që nuk duhet t’i thoni fëmiut tuaj:

“Shife motrën /vëllaun/shokun/shoqen tënde”

Nga prindërit që kanë dy ose më tepër fëmijë shumë shpesh mund të ndëgjoni “Shife motrën tënde sa është e mençur dhe e urtë, bëhu pak si ajo”, Shife se si motra jote sa mirë i lidhë lidhëset e këpucëve”.. nëse e bëni dallimin e fëmiut tuaj me vëllaun ose mëtrën e tij, atëherë shkaktoni rivalitet mes tyre, krijoni hapsirë për më shumë konflikt dhe shfaqje të zhelozisë. Edhe nëse në kokën tuaj kalojnë mendime të tilla, mos lejoni të njejtat ti thuani me zë.
Çdo fëmijë është ndryshe, ka karakterin e tij, temperamentin dhe zhvillohet me tempo të ndryshme. Nëse e dalloni me ndonjë fëmijë tjetër, ajo i tregon se ju keni dëshirë që të jetë më ndryshe, andaj jo vetëm që mund ta hutoni, por me atë ndikoni negativisht në vetëbesimin e tij.

“Aman, më lë pak vetëm”

Është shumë lehtë që fëmiu juaj t’ju nervozojë dhe më pas ti bërtisni “Mos u bëj i tepërt!, “Mi jep vetëm 5 minuta të pushoj nga ti” ose “Më lej të qetë”. Për shembull, ju flisni në telefon ose mundoheni ti kalkuloni harxhimet e shtëpisë, kurse fëmiu juaj për të dhjetën herë ju tregon se çfarë i ka ndodhur me lodrën. Kohë pas kohe, çdo prind ka nevojë për pak hapsirë. Por, përsëritja e këtyre fjalive të ashpra nuk i dërgon mesazh pozitiv fëmiut tuaj dhe i lë mbresa se ju nuk dëshironi të flisni me të dhe t’i ndëgjoni problemet e tij.
Kafshoni gjuhën dhe tentoni që t’i përgjigjeni më të qetë. Për shembull: “Mami ka punë tani, do të flasim pas 10 minutave”.

“Sepse unë ashtu them!”

Në pyetjen “Pse?”, prindërit shpesh zgjedhin të përgjigjen “Sepse une ashtu them”, në vend që t’i japin spjegime të gjata fëmijëve të tyre. Për shembull, fëmiu pyet se pse nuk mund të hajë çokoladë para drekës, kurse ju në vend që t’i tregoni se ajo e zvogëlon oreksin, dhe se kur është i unët do të hajë më shumë çokolade sesa që duhet etj.., ju i përgjigjeni me: “Sepse une ashtu thash”.
Fjalët, “Sepse une ashtu them” i dërgojnë mesazhin “Unë jam i madh, ti je i vogël.. Unë kam fuqi, ti nuk ke.. Unë flas kurse ti duhet vetëm të më dëgjosh”. Qëllimi është që fëmiu juaj të ketë respekt ndaj juve dhe ndaj asaj që ju e flisni, e jo të ju shikojë si ndonjë diktator.
Tregoni fëmiut tuaj se pse i ndaloni që të bëj disa punë dhe pse me fuqi e bëni të bëj punë të tjera.

“Çfarë din ti? Ti je fëmij”

Tek çdo fëmij vjen faza në të cilën ai mendon se din çdo gjë. Kur të mësojnë diçka të re, fëmijët menjëherë dëshirojnë që atë gjë t’ua thuan të gjithë të tjerëve që nuk e kanë dëgjuar. Ndonjëherë edhe mendojnë gjëra, gënjejnë dhe tregojnë informata të gabueshme. Por, nëse ju i thoni, “Ti je fëmij, ende asgjë nuk kupton”, në kokën e tij fillojnë të paraqite mendime si: “Ndoshta me të vërtetë nuk di asgjë dhe jam budalla”. Fëmijët gabojnë, kurse detyra juaj është që ti mësoni dhe arsimoni.

“Prit ta kuptoje këtë babai yt, e pastaj do e shofësh!”

Kur fëmijët të gabojnë diçka, është e nevojshme të merreni me situatën menjëherë që fëmiu të mund të kuptojë se veprimi i tij i ka shkaktuar pasojat e padëshiruara. Për shembull: nëse vajza/djali juaj fillojnë të rrahen mes vete, ju menjëherë duhet ta këshilloni, dhe mos të prisni partnerin tuaj të kthehet nga puna. Përveç asaj, kanosjet e tipit “Prit deri sa të kthehet babi yt ” lindin frikë dhe ankth tek fëmiu.
Dhe për në fund, ky lloj i disciplinës e ulë autoritetin tuaj dhe i dërgon mesazh fëmiut se juve duhet të ju dëgjojkë më pak, kurse babain më shumë.