Ai momenti kur Mourinho rren!







Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho deklaroi se futbollistët e tij ishin treguar shumë tolerantë ndaj Robert Lewandowskit në ndeshjen e parë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, gjë që kundërshtari nuk e bëri me Cristiano Ronaldon.
Tekniku portugez u shpreh se vetëm në dhjetë minutat e para, ndaj yllit të skuadrës së tij u shkaktuan pesë ndërhyrje të gabuara, ndërsa asnjë për rivalin polak.
Në fakt, ‘Special One’ ka gënjyer, pasi nuk ka ndodhur kështu. Në dhjetë minutat e para Ronaldo nuk ka pësuar asnjë faull, ndërsa sulmuesi i Dortmundit ka pësuar një ndërhyrje të gabuar.
Madje, në dhjetë minutat e para ishin pikërisht madrilenët që shkaktuan më tepër faulle në fushë. /Fish Media/