Kaliforni, i burgosuri lë 4 gardiane shtatzëna

Katër gardiane në burgun e Marylandit kanë mbetur shtatzëna me një të burgosur, me udhëheqësin e bandës Familja e Gueriljes së Zezë, Tave White. Ai i kishte shfrytëzuar ato për shpëlarje parash, shitje dhe kontrabandë droge. Njëra nga të punësuara ka mbetur dy herë shtatzënë me të, ndërsa dy të tjerat e kanë bërë tatuazh emrin e Tavon –it – njëra në qafë e tjetra në dorë. Një herë, nëra gardian ka bërë roje derisa Tavon ka bërë dashuri me gardianen tjetër. 13 të punësuar, burra e gra, në burgun e Marylandit, janë prej disa muajsh nën hetime për korrupsion dhe përgatitej komploti Në aktakuzë theksohet se burgun e administrojnë të burgosurit, përfshirë dhe anëtarë e Familjes së Zezë Guerile. - Ky është burgu im. Unë i tërheq penjtë këtu, lavdërohej Tavon përmes telefonit që është përgjuar. FBI ka kritikuar drejtorinë e burgut në të cilin të burgosurit kishin përdorur celularë të trafikuar e përmes të cilëve kishin vazhduar udhëheqjen e punës. Të burgosurit kishin blerë mall të trafikuar dhurata për rojet, përfshirë dhe makina luksoze me anët kartelash. Familja e Gueriljes së Zezë është themeluar në vitin 1960 në Kalifornia dhe prej atëherë është zgjeruar në gjithë vendin. Anëtarë të kësaj bande për herë të parë u arrestuan në vitin 1990. Në burgun e Marylandit 60 për qind e të punëtorëve janë femra. магазин для фотографов магазин сантехники