Balotelli-Realit: Fitoni dhe mund të flini me të dashurën time

Mario Balotelli është aq i sigurtë se Reali i Madridit nuk do të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve sa për këtë ka vënë bast nderin e së dashurës së tij, Fanny Neguesha. Sulmuesi i Milanit “ka motivuar” lojtarët e Realit teksa i pyetur nga mediat spanjolle ka deklaruar se nëse skuadra merengues do të shkojë në finale duke eliminuar Dortmundin, atëherë Cristiano Ronaldo dhe futbollistët e tjerë të Realit mund të flenë me të dashurën e tij. Arritja e finales për skuadrën e Mourinho-s është një mision i vështirë, por jo i pamundur…sidomos tani që madrilenët kanë një stimul më shumë…të bëjnë Balotellin që të humbë bastin. Ndeshja e një jave më parë e luajtur në Gjermani përfundoi 4-1 në favor të Dortmundit dhe madrilenëve u duhet një fitore me 3 ose më shumë gola diferencë që të prekin finalen.